Samsungu raportohet se ka “kopjuar” idenë e Apple-it për teknologjinë e ndjeshmërisë së ekranit ndaj presionit, dhe këtë do ta përdorë në pajisjen e ardhshme Galaxy S7.

Sipas “WSJ”, Galaxy S7 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në presion me teknologjinë e ngjashme si te iPhone 6S, “3D Touch”.

Në raportim, po ashtu theksohet se gjenerata e ardhshme e pajisjes së njohur do të ketë dizajn të ngjashëm me gjeneratën aktuale, Galaxy S6, shkruan “koha.net”.

Në Galaxy S7 pritet të kthehet edhe përkrahja për microSD-kartelat.

Ky telefon i avancuar besohet se do të lansohet në muajin janar ose shkurt.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: