Samsung po planifikon të krijojë një tjetër pajisje elektronike që vishet: unazë inteligjente. Gjiganti koreano-jugor ka aplikuar së fundmi për një patentë tek Zyra e Patentave dhe Markave në SHBA, e cila tregon disa nga veçoritë kryesore që ora inteligjente do të ofrojë, si mundësia për të kontrolluar telefonat inteligjentë, televizorët dhe pajisjet elektronike shtëpiake etj. Në patentë Samsung tregon një menu ku përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet dhe shërbimet nga gishti i tyre.

Samsung nuk është e para kompani që po planifikon të krijojë një unazë inteligjente. Apple dhe Microsoft kanë aplikuar gjithashtu për krijimin e një unaze inteligjente, shkruan krokodili. Ndryshe nga këto kompani, unaza inteligjente e Samsung-ut mund të lidhet me Facebook-un dhe rrjete të tjera sociale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: