Samsung ka njoftuar se shpenzimet e kërkimit dhe të zhvillimit këtë vit arritën një rekord të lartë.

Sipas kompanisë, u shpenzuan rreth 8.9 miliardë dollarë në R&D (kërkime dhe zhvillim) gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.

Shpenzimet e Samsung ishin shumë më të mëdha sesa gjatë vitit 2019.

Nga shpenzimet kapitale, shumica ishin shpenzuar në biznesin e çipave, ndërsa sipas raportit kompania ka shpenzuar edhe në punësime.

1.400 punonjës të rinj u punësuan, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve të saj në Korenë e Jugut arriti në 106.074.

Pesë klientët më të mirë të Samsung gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ishin Apple, Deutsche Telekom, Tektronix Hong Kong, Huaëei dhe Verizon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb