Mohamed Salah ka qenë i lidhur me një kalim te klubi i Real Madrid pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse për Liverpulin vitet e fundit por Samuel Eto’o beson se ai do të ishte më i përshtatshëm për Barcelonën.

Samuel Eto’o, i cili kaloi kohë te të dy gjigantët spanjollë gjatë karrierës së tij, shpjegoi se përse egjiptiani do do të ishte një zgjedhje e mirë për stilin e katalanasve. “Barcelona do të ishte një zgjedhje më e mirë,” tha Eto’o për BBC.

“E njoh stilin e Barcelonës dhe mendoj se do të ishte më mirë për të.” “Ai ka gjithçka për të qenë një nga lojtarët më të mirë në botë”, shtoi ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: