I përjetshmi Kazujoshi Miura! Lojtari që hyri në histori si japonezi i parë në Serinë A kur debutoi në vitin 1993 me fanellën e Xhenoas, do të vijojë të luajë dhe në sezonin e ardhshëm.

Tashmë në një moshë që po troket në vitin e 53-të, King Kazu ka firmosur një kontratë 12-mujore me Jokohama FC, skuadër që militon në kategorinë e e parë japoneze.

Për Miurë, do të jetë viti i 35-të si futbollist profesionist. “Do të punoj çdo ditë për të arritur objektivin, që është mbijetesa në në kategorinë e parë, por nuk do të harroj të falënderoj dhe të argëtohem në fushë. Do të bëj më të mirën që të kontribuoj në fitoret e skuadrës,” ka thënë Miura në komunikatën zyrtare të klubit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: