SHBA-Një i ri aziatiko-amerikan është sulmuar teksa udhëtonte në metronë e San Franciskos.

Një burrë i afrohet duke i bërtitur me sharje raciste dhe duke e goditur me shpulla. Asnjë nuk e mbron, disa pasagjerë që ishin ulur pranë tij largohen, pavarësisht se djali tregon një qetësi të admirueshme.

Episodi është filmuar nga njëri prej pasagjerëve i cili e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. ’Gjithçka nisi pasi burri po bërtiste ‘zezak’ brenda vagonit dhe i riu ishte i pari që i tha të pushojë’, shpjegon në postin e tij Wiseley Wu.

‘Do të doja të kisha edhe unë kurajon e tij’, shpjegon përdoruesi i Facebook në internet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb