SHKUP-Në festivalin evropian të këngës Eurovision 2016, San Marinon do ta përfaqësojë këngëtari turk, Serhat Haxhipashaloglu me “I Didn’t Know”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Serhat Haxhipashaloglu deklaroi se ndjehet i befasuar, sepse për herë të parë ndodh që një turk përfaqëson që vend të huaj në Eurovision. “Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe kërkon shumë punë. San Marinoja ishte në kërkim të një personi për ta përfaqësuar në Eurovision. Vitin e kaluar arrita sukses me një këngë në gjuhën frënge ‘Je m’adore’, e cila në listat ndërkombëtare të muzikës ishte në vendin e parë.

Suksesi i kësaj kënge tërhoqi vëmendjen e tyre dhe përmes menaxherit tim pranova ftesën për të përfaqësuar këtë vend. Ndjehem i befasuar që për herë të parë ofrohet mundësia që një turk që jeton në Turqi të marrë pjesë në gara për një vend të huaj”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: