ITALI – Stadiumi “San Siro”, ku luajnë ndeshjet e tyre Milani dhe Interi, është një nga stadiumet më të famshëm në botë. I mbiquajtur “La Scala” e futbollit italian, impianti u inaugurua më 19 shtator të vitit 1926 me një derbi mes Milanit dhe Interit (zikaltërit asokohe luanin në “Arena Civica”), ndeshje që u fitua 6-3 nga zikaltërit. Lojtari i parë që shënoi në stadiumin e ri ishte Xhuzepe Santagostini.

Stadiumi u ndërtua falë vullnetit të presidentit të Milanit, Piero Pirelli, arkitekt i të cilit u bë Ulise Stakini dhe inxhinier i projektit ishte Alberto Kuxhini. Kostoja e stadiumit për epokën ishte 1 milion e 800 mijë lira.
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: