Shumë çështje në shtëpinë e Milanit presin të marrin drejtim. E ardhmja e Rafael Leao mbetet për t’u diskutuar, ndërsa akoma është enigmë fati i stadiumit të San Siros. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Paulo Maldini ka qetësuar disi ujërat në intervistën e dhënë së fundmi.

“Rafael Leao ka një talent të çmendur, diçka unike. Megjithatë, një lojtar i tillë i talentuar duhet të punojë edhe më shumë se të tjerët për të shfrytëzuar dhuratën e tij” shprehet fillimisht Maldini në Podcastin, Muschio Selvaggio, që më pas foli edhe për ditët e para të Leaos në Milano.

Unë jam një fans i futbollit të bukur falë babait tim dhe Leao është i bukur për t’u parë, diçka unike. Para se të mbërrinte ai ishte në stol te Lille dhe i thashë se luante për Instagramin e tij pasi postonte video të bukura me driblime, por më pas shënoi dy gola në atë sezon. Ne e ndihmuam të ndryshonte mentalitetin e tij.”

San Siro- Nëse duam të jetojmë me kujtimet, do të qëndrojmë këtu ku jemi, por duhet të dimë që historinë e bëjnë lojtarët. Nuk është më stadiumi që ishte 80 vjet më parë, por a mund të ecim përpara duke u kapur te kujtimet? Apo duhet të ndërtojmë një stadium modern për të rritur të ardhurat? Qyteti i Milanos e ka kuptuar këtë gjë dhe më mërzit fakti që nuk po e shfrytëzojmë këtë mundësi” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: