Milan-Inter, sfida më e rëndësishme e javës së 5-të në Serie A premton spektakël.

Atmosfera në “San Siro” pritet të jetë fantastike pasi janë shitur të gjithë biletat.

Organizatorët kanë njoftuar se janë shitur 75 mijë biletat që ishin në dispozicion për këtë super sfidë.

Në fakt kjo ishte e pritshme pasi rivaliteti mes dy klubeve është rikthyer në nivelet më të larta. Milan-Inter është në program për tu zhvilluar këtë të shtunën në orën 18:00.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: