Ndonëse ka edhe dy vite të tjera të mbetura në kontratë, 21-vjeçari Renato Sançez nuk ka aspak ndërmend që ta vijojë karrierën e tij te Bajerni i Mynihut. Mesfushori portugez, i cilësuar pak kohë më parë si një nga talentet më të mëdhenj në kontinent, e ka bërë të qartë mendimin e tij sa i takon së ardhmes.

“Bild” raporton se në ndeshjen e fundit të kampionatit, në pushimin e takimit, portugezi është shprehur hapur duke befasuar edhe shokët e skuadrës. “Falë Zotit edhe 45 minuta kanë mbetur dhe pastaj do të shkoj me pushime. Pas kësaj, kurrë më te Bajerni i Mynihut”, mësohet të ketë Sançez, që tanimë është në kërkim të një aventure tjetër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb