Ardhmja e Charles De Ketelaere rrezikon ti mbyll portën Hakim Ziyech, kjo edhe për vetë faktin se kuqezinjtë tani kanë prioritete të tjera në merkato. Në të njëjtën kohë, sulmuesi sipas The Sun ka përfunduar në radarët e Man.United. Erik Ten Hag kërkon të bashkohet edhe një herë me ish lojtarin e tij, të dy kanë qenë pjesë e Ajax.

Hakim Ziyech
Hakim Ziyech

Liverpool ka vendosur në shënjestër Bennacer. Mesfushori kuqezi ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro, por për momentin e konsideron të pashitshëm. Pas largimit të Kessie, Milan kërkon një mesfushor për të plotësuar këtë repart.

Renato Sanches Portugal Wembley 3476987
Renato Sanches Portugal Wembley 3476987

Renato Sanches ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij te PSG, për këtë arsye Milan ka kthyer vështrimin nga Pape Matar Sarr. Drejtuesit kuqezi po negociojnë me Tottenham për të afruar lojtarin në formë huazimi.

Tiemoue Bakayoko Centrocampista Del Milan Dall Estate 2018 1 1280x720
Tiemoue Bakayoko Centrocampista Del Milan Dall Estate 2018 1 1280×720

Jo vetëm merkato në hyrje, Gallatasarai është vënë në ndjekje të Tiemoune Bakayoko. Milan është i detyruar të paguaj për kartonin e tij në fund të sezonit nëse Bakayoko zhvillon të paktën 15 ndeshje. Pioli nuk e konsideron si pjesë thelbësore në projektin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb