Alexis Sanchez është zyrtarizuar këtë fillim jave te Marseille. Sulmuesi ndërpreu bashkëpunimin me Interin, për të firmosur me francezët. Sot, lojtari ka thënë fjalët e para si lojtar i kësaj skuadre.

“E di që ata janë një ekip historik, me një reputacion të madh dhe i vetmi ekip francez i aftë për të fituar një Ligë të Kampionëve. Unë jam këtu për të fituar trofe. Të gjithë lojtarët pëlqejnë të luajnë në Champions League, është e qartë. Të them të drejtën u befasova nga pritja, pasi nuk e kisha imagjinuar. E di mirë peshën e fanellës dhe rëndësinë e klubit, ndaj jam gati të jap maksimumin për të rikthyer ekipin te trofetë, pak a shumë njësoj siç bëra me Interin.

Kam luajtur në Itali, Spanjë e Angli, ndaj një eksperiencë në Francë më mungonte në karrierën time. Shoku im te Interi, Agoume më ka folur gjithmonë mirë për Marseille dhe nuk u mendova dy herë” – tha ai.

Sanchez
Sanchez

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: