Alexis Sanchez nuk ka qëndruar gjatë pa skuadër. Sulmuesi kilian, menjëherë pasi prishi kontratën me Interin, është zyrtarizuar në Ligue 1 te skuadra e Marseille.

“Olympique de Marseille dhe Alexis Sanchez kanë rënë dakord për ardhjen e lojtarit në qytetin e Marseillës me një marrëveshje në parim. Reprezentuesi kilian me 143 paraqitje fitoi 17 trofe në karrierën e tij, do të angazhohet për Olimpikun në orët e ardhshme pasi të ketë kaluar testet mjekësore” – Shkruan klubi.

33 vjeçari ka luajtur më parë për Barcelonën dhe Arsenalin, sakaq tani do provojë veten te një skuadër si Marseille.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: