Alexis Sanchez ishte kryefjala e merkatos së janarit pasi kur pritej vetëm firma me Manchester City-n, në garë hynë rivalët e United të cilët falë një page faraonike që i ofruan lojtarit kilianit arritën ta transferonin në “Old Traford”.

29-vjeçari në fundjavë shënoi golin e parë me ekipin e ri, por më shumë se në fushë frytet ka filluar t’i japë në marketing, aty ku Manchester United është lider.

Sipas drejtuesve të ekipit anglez, shitja e fanellave të sulmuesit kilian ka thyer rekordin e mëparshëm të klubit nga “Old Trafford”, një shenjë se, pavarësisht sforcimit të madh financiar, 29-vjeçari do të jetë një hit, të paktën në terma ekonomikë.

“Alexis Sanchez ka kaluar me tri herë rekordin e mëparshëm të shitjeve të fanellave te Manchester United në merkaton e dimrit. Kjo marrëveshje gjeneroi gjithashtu interes të madh në mbarë botën në rrjetet sociale”, tha shefi i klubit anglez, Ed Woodward.

“Sanchez ishte postimi me më tepër impakt në Instagramin e klubit, e ai që u shpërnda më shumë në Facebook dhe Twitter. Për të treguar se çfarë buje bëri kalimi i Sanchez duhet të nënvizojmë se, njoftimi ynë gjeneroi 75% më shumë sjellje interaktive online, sesa njoftimi për shitjen e Neymar”, shtoi Woodward.
60th-anniversary-of-Munich-Air-Disaster-Old-Trafford-Ceremony
Më tej në një video konferencë drejtuesit sqaruan se pozicioni i fortë ekonomik i lejon ata të firmosin me lojtarë të cilët kushtojnë shtrenjtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb