Deputeti Kujtim Gjuzi, në deklaratën e tij në parlament, deklaroi se është kundër përgjimeve në Ligjin për Policinë e Shtetit.

Gjuzii tha se ministri Lleshaj është katolik, duke shtuar se pikërisht katolikët nuk e kanë në traditë që të përgjojnë njerëz.

Ai shtoi se katolikët janë besimtarë që për kohë të gjatë janë persekutuar dhe vrarë në Shqipëri.

“Kam qenë dhe jam kundër kësaj klike që mban peng Shqipërinë për 77 vjet. Pse duhet një katolik si Sandër Lleshaj që të përgjojë të tjerët? Ju nuk keni pasur ministër që në kohën e Ahmet Zogut, sepse ju kanë vrarë”, tha Gjuzi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: