Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar deklaratën e një dite më parë të Sandër Lleshajt se një ditë do të shkruajë për prapaskenat në qeveri, por jo sot pasi do të ndikonin në politikë.

Vasjari thotë se ende është mister fakti nëse Lleshaj iku apo u dorëhoq. Po ashtu ai dyshon që Lleshaj të ketë qenë në dhomat e pushtetit, madje edhe në paradhomat.

Sipas analistit, fakti që nuk i thotë sot ato që premton se do i shkruajë një ditë e fut në kontradiktë me veten, pasi ai ka deklaruar se do të bënte publike gjërat që shkonin ndesh Partisë Socialiste apo ligjit. Për Vasjarin, nëse Lleshaj i thotë apo shkruan ‘të pathënat’ pas 10 vitesh nuk do kenë asnjë impakt.

”Mënyra se si iku, arsyeja si iku, më bën të mendoj që Lleshaj s’ka qenë në dhomat e pushtetit. Nuk do të iket në atë formë, për atë shkak. Kam përshtypjen që Lleshaj, nëse memoria s’më gabon ka ikur, mjafton të shikosh për një incident, aksident, ta definojnë të tjerët. Ndërkohë që në raport me atë si ngjarje s’kishte lidhje fare. Fakti që iku, apo e hoqën, ende mister nëse iku apo e hoqën, mund të kisha dhe një ide më të qartë se potencialisht.

Them që, ato çfarë mund të ketë Lleshaj në dosjen apo librin e tij mund të jenë të rëndësishme. Fakti që ai nuk merr përsipër t’ua përcjellë atë sot, por kur thotë se nëse do shihte gjëra të paligjshme do i bënte publike. Nëse ka gjëra që do ndikojnë tani, është në kontradiktë me atë që tha. Nëse ai mendon që ai që di, janë ekselent, por pas 10 vitesh kur Lleshaj të ikë dhe të merret me kujtime s;do kenë më asnjë ndikim. Dyshoj që Lleshaj të ketë qenë jo në dhomat e pushtetit, por dyshohet edhe në paradhomat.”- tha Vasjari.

Një paralelizim u bë në emisionin e djeshëm mes Lleshajt dhe John Bolton, ky i fundit ish-këshilltar i sigurisë për Donald Trump që me anë të një libri pak muaj para zgjedhjeve në SHBA publikoi dëshmi e ngjarje tronditëse për prapaskenat që kishin ndodhur në Shtëpinë e Bardhë. Lleshaj premtoi se një ditë do të shkruante edhe ai, por jo së shpejti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb