Irena Gjoka zgjidhet zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme pas emërimit të Sandër Simonit anëtar në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi sot më datë 24.03.2021 procesin e votimit për zgjedhjen e Zëvendes Kryetarit të kësaj Gjykate. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami.

Në bazë të Ligjit Nr. 98/2016 “Për Organizimin e pushtetit gjyqësor nëRepublikën e Shqipërisë dhe në zbatim të njoftimit dhe vendimit nr. 7, datë 21.12.2018 të “Rregullores për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zevendëskryetare të gjykatave, u paraqitën dy kandidatatura, konkretisht:
Gjyqtarja Irena Gjoka
Iliriana Olldashi

U zhvillua procesi i votimit dhe në përfundim, pasi u lexuan të gjitha fletët e votimit, u përzgjodh gjyqtarja Irena Gjoka, si zëvendeskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb