SanDisk njihet për vendosjen e rekordeve. Përveç realizimit të një karte SD vitin e kaluar, e cila mund të regjistrojë video me rezolucion 4K në kohë reale, kompania shënoi një rekord të ri, duke krijuar e para kartën microSD me 128GB hapësirë. SanDisk prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave 2015 pasardhësin e kartës microSD, me 220GB hapësirë. Versioni i ri i kartës microSD quhet Ultra microSDXC UHS-I.

Përveç sasisë së madhe të hapësirës, SanDisk ka sjellë edhe disa veçori të reja:

1.Ruajtja e 20 orëve video Full HD
2.Shpejtësi të transferimit me 90 MB/s
3.Transferim të 1200 fotove në vetëm një minutë (bazuar tek transferimi 4.1GB i fotove me lexuesin USB 3.0)
4.Është rezistente ndaj ujit, rrezeve X, magnetit dhe temperaturës.

Karta e re microSD me 200GB hapësirë do të hidhet në treg gjatë sezonit të pranverës. Kjo kartë do të kushtojë 400 dollarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb