Leroi Sane është gjithnjë e më shumë në shenjestrën e Bajernit të Mynihut. Sulmuesi anësor i Kombëtares gjermane ishte pranë tansferimit te gjigantët bavarezë edhe vitin e shkuar, por një dëmtim bëri që gjërat të shtyhen. Pavarësisht kësaj, ai ka mbetur ende një objektiv i kampionëve të Bundesligës.

Drejtori i përgjithshëm i “Lian Sports”, Damir Smoljan, që ka marrë zyrtarisht të kujdeset për interesat e 24-vjeçarit të Mançester Sitit, ka theksuar për “Sport Bild”: “Nga sot e tutje kemi zyrtarisht të drejtat për lojtarin dhe mund të mbyllim tratativat. Mund tju them se Bajerni i Mynihut është klubi i vetëm që Leroi konsideron në Gjermani, pasi është klubi i vetëm që ka mundësinë të fitojë Champions League, një objektiv i madh i lojtarit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: