Monedha turke Lira ka pësuar rënie drastike në nivele rekord pas vendimit të SHBA për sanksione ndaj dy ministrave turq dhe paralajmërimit për më shumë sanksione amerikane ndaj Ankarasë.

Dollari amerikan u rrit të hënën me 5.4 për qind ndaj Lirës turke ndërsa këtë të martë u shkëmbye me 5.28. Lira turke ka rënë me 40 për qind ndaj dollarit amerikan, raporton “BalkanWeb”. Edhe bono 10-vjeçare e Turqisë ra në nivele rekord ditën e martë teksa tregjet vendase po luftojnë fort këtë vit pasi vendet përballet me një ekonomi të dobët shkruan CNBC.

Kjo situatë vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi për sanksione të mëdha ndaj Turqisë nëse ky vend nuk liron nga burgu pastorin e krishterë amerikan Andrew Brunson.

“Kjo është një goditje e fortë”, tha Marcus Chenevix, një analist i çështjeve ekonomike. Turqia arrestoi Brunson në tetor 2016, duke e akuzuar atë për spiunazh dhe duke u përpjekur të përmbysë qeverinë pas grushtit të dështuar të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb