Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.

Kremlini ka bërë të ditura detajet në lidhje me bisedën, ndërsa ka shpjeguar se dy krerët e shteteve kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin ekonomik përballë sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“U ra dakord të zgjerohet bashkëpunimi në energji, në financa, industri, transport dhe fusha të tjera, duke marrë parasysh situatën në ekonominë globale që është bërë më e ndërlikuar për shkak të politikës së paligjshme të sanksioneve të Perëndimit”, ka shpjeguar Kremlini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: