Biznesmeni rus Oleg Tinkov një ish-bankier miliarder, i cili është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, ka dalë tashmë hapur kundër luftës në Ukrainë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Insagram, ai ka theksuar se 90 përqind e qytetarëve rusë, janë kundër kësaj lufte, raportoi The Guardian.

“Unë nuk shoh asnjë përfitues nga kjo luftë e çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Papritur gjeneralët, u zgjuan nga kuptuan se kishin një ushtri koti. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend ka shkuar për dreq dhe është e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar simbolit “Z” që është bërë shenjë e mbështetjes për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, Tinkov tha ato të cilët e përdorin janë vetëm një pakicë.

“Sigurisht që ka budallenj që vizatojnë Z-në, por budallenj në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë kundër kësaj lufte!”, shkroi ai, teksa i ka kërkuar perëndimit t’i japë Putinit një dalje nga kjo situatë e cila do t’i mundësonte “shpëtimin e fytyrës në mënyrë që të ndalet masakra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb