Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut, ka mësuar BBC.

Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të BE-së dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.

“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Lideri Baltik’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore”, tha zyrtari.

“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Liderit Baltik” ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.”

Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, tha agjencia ruse e lajmeve RIA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: