Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ka folur për situatën politike në vend, duke e ndërthurur edhe zhvillimet në Evropë e gjetkë.

Sipas tij, shpallja e personave të fundit non grata, por edhe korrupsioni i evidentuar në raportin e DASH vijnë si pasojë e qeverisjes aktuale.

Lubonja shtoi se mungon opozita dhe mendimi ndryshe, e kjo është shqetësimi më i madh. Sa i takon zhvillimeve botërore, Lubonja tha se ka një ndarje të paqartë mes liderëve autoritarë dhe atyre me prirje demokratike, që të përbashkët sipas tij kanë lidhjet me oligarkët.

“Ka një presion psikologjik, moral që i transportohet shoqërisë. Fjala që mund e përmbledhë mendimin tim është krejtësisht e pamjaftueshme, nëse d të mendojmë që Amerika ka shqetësim për demokracinë në Shqipëri. Nëse ke shqetësim serioz siç e presim ne, imagjinojmë ne. Kjo s’tregon këtë shqetësim. Unë absolutisht nuk mund të besoj që këta janë të pa informuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Unë do kërkoj për këto përgjegjësin, që i pari është ai që drejton qeverinë.

Kur hapet një luftë, nuk është se ka pasur shqetësim të madh për Putinin si një njeri që s’po dorëzonte pushtet. Në tërësinë e vet, s’e mendoj që këto mjaftojnë. Janë veprime më shumë që japin sinjale gjeostrategjike, ose një fasadë, kopreturë. Ata duan të kenë në anën e tyre pushtete, gjithçka qofshin. Edhe te Zelensky, luftë oligarkike është. Kjo më shqetëson mua. Nëse gjeostrategjia është e para, atëherë unë që kam probleme me Ramën jam i fundosur, sepse ata do të duan të kenë njeriun e tyre në krye. Veçse të shkojnë e të thotë që ti i ke zgjedhur këta, sepse djali Qifes theu herësin. Tom Doshi qe non grata. Të paktën disa rezerva nga heroi që solli Afganët duhet të kemi”, tha Lubonja.

Për Lubonjën është shqetësuese fakti që në politikën shqiptare mungon zëri dhe mendimi ndryshe.

“Anija e pushtetit të Ramës dhe era nga fryn janë në një drejtim për fat të keq. Në këtë situatë nga ne që presim që Perëndimi të mbaj qëndrim. Në këtë situatë nuk diskutohet që marrin më tepër rëndësi raportet brenda komitetit Evropian, aleateve. Të mos harrojmë Poloninë. Vetëm demokracia e vërtetë të shpëton nga autoritarët. Në Amerikë Trumpi kërcënoi goxha. Trump donte të shtynte mandatin. Është sfidë e përhershme. Tek ne duhet të presim që shqiptarët të piqen edhe më shumë, kaq. Rama do shtonte dhe do të rriste çmimin e energjisë. Ai vrulli që lindi për një çast, apo s’ka opozitë, ose njerëzit janë lodhur. Taktikat e tij që armotizon pak për të goditur më pas. Edhe kjo ndikon. Njerëzit janë të lodhur në një betejë ku pushteti është indiferent dhe arrogant. Arma e vetme mbetet pozita, që t’i ngre ajo njerëzit. Kur opozita është e përçarë, anija e tij ecën edhe më mirë. Mungon debati dhe prapë përgjegjësinë e ka Rama. Edhe sikur të kishte vetëm një parti pa opozitë, aty s’ka ide. Nuk ka debat, asgjë.

Duke qenë se të gjitha partitë u bënë oligarkësh, atëherë s’kishte më ide, por kush kontrollon më shumë pushtetin. Duhet të dilnin parti kundra ideologjikisht me ide. Më parë kishte edhe parti të gjelbra, sa për emër. Tani s’ka parti të gjelbërta, ku problemet e ekologjisë janë të jashtëzakonshme. Këta po e bëjnë gurore Shqipërinë, me të majtë me të djathtë”, u shpreh analisti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: