Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se sanksionet e SHBA-së pas tensioneve në veri janë një vendim i padrejtë.
Ai gjithashtu ka deklaruar se mes Kosovës dhe SHBA-së ka një dallim shumë të vogël në qasje dhe se sipas tij vendosja e masave është joproporcionale, ndërsa e ka konsideruar si një ‘reagim të tepruar’.
“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Politiko në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë.
(BalkanWeb)