“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus.

Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se një njoftim për shtyp është bërë nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore të spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku është njoftuar takimi i oligarkëve, shkruan BalkanWeb.

Ndërkohë Aven ka theksuar se oligarkët rusë janë jashtëzakonisht të mërzitur nga politika e Putinit.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe disa biznesmenëve për shkak të luftës në Ukrainë kanë dëmtuar rëndë asetet e miliarderëve rusë.

“Kompanitë e mëdha ruse janë tashmë të gatshme të ndërmarrin hapa radikalë. Disa oligarkë po diskutojnë madje edhe largimin fizik të Putinit”, thanë burimet e inteligjencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb