Kanadaja bëri të ditur sot i ka vendosur sanksione të dashurës së Vladimir Putinit, ish-gjimnastes Alina Kabaeva, si dhe zyrtarëve të institucioneve të tjera ruse për luftën e Rusisë në Ukrainë, raportojnë mediat botërore.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë Mélanie Joly tha sot se “Ne synojmë bankat, oligarkët pranë regjimit të Putinit, nuk e di si ta quaj atë, partneren e tij”

Ata që vendosen nën sanksionet e reja janë Kabaeva, Banka Bujqësore Ruse, Investtradebank dhe dy firma të menaxhimit të fondeve.

Atyre do t’u ngrihen asetet dhe do t’u ndalohet hyrja në Kanada, raportojnë mediat e huaja.

Mediat kanë raportuar gjerësisht se Kabaeva dhe Putin janë të përfshirë në një lidhje romantike, edhe pse Putin e mohoi këtë gjë kur u raportua për herë të parë në vitin 2008.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb