Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pranoi se sanksionet nga Perëndimi do të dëmtojnë ekonominë ruse.

Putin ka kërkuar vazhdimisht të sugjerojë se sanksionet perëndimore nuk i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm vendit të tij, duke argumentuar vitin e kaluar se ato “nuk ia dolën” në qëllimet e tyre. Mirëpo, sot pranoi se masat mund të kenë një efekt.

Duke u kërkuar zyrtarëve të shmangin burokracinë e panevojshme për të “mbështetur dhe forcuar tendencat pozitive” dhe “të rrisë efikasitetin”.

Lideri rus tha se “Kufizimet e paligjshme të vendosura në ekonominë ruse me të vërtetë mund të kenë ndikim negativ në të në afat të mesëm.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb