Deputeti i PS-së, Erion Braçe teksa është bashkuar reagimeve pas sanksioneve nga SHBA për Aqif Rakipin dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

I ftuar në emisionin Top Story Braçe tha se është një proces pozitiv, duke shtuar se hapa të tillë ndihmojnë vende si Shqipëria.

“Unë se shikoj si anë, është një proces i shpallur nga Biden shumë i qartë. Biden e ka shpallur si antikorrupsionin dhe korrupsionin si rrezik jo vetëm në Amerikë por edhe jashtë saj. Një proces shumë pozitiv që ndihmon demokracitë me probleme, siç janë në rajonin tonë apo Shqipëri. Nuk kam asnjë koment në lidhje me Departamentin e Thesarit. Do të jetë një koment të grupit parlamentar të partisë. Kreu do të ketë një qëndrim të qartë të të gjithë forumit. nëse doni të dini mendimin tim personal duhet të ketë një standard, atë do të kemi edhe për të fundit që do të sanksionohet në këtë proces“, tha Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb