Finlanda do të ketë tani kryeministren më të re në Botë. Ajo quhet Sanna Marin, 34 vjeç, është votuar nga Partia Socialdemokrate dhe zgjedhur nga Parlamenti i Finlandës, për të marrë postin e lartë, pas dorëheqjes së Antti Rinne.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Marin, që deri tani ishte ministre e transportit, do të jetë edhe kryeministrja më e re në historinë e Finlandës. Do të jetë pikërisht ajo që do të përfaqësojë Finlandën në samitin e BE nga 12-13 dhjetor në Bruksel.

Finlanda mban aktualisht presidencën e radhën të Bashkimit Europian dhe do ta drejtojë Be deri në fund të vitit.
Rinne, i cili mbante postin e kryeministrit që prej qershorit të kaluar dha dorëheqjen pas kritikave të rënda ndaj aleatit të tij kryesor, Partisë së Qendrës, për menaxhimin e keq të shërbimit postar në pronësi të shtetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb