Ghali, një nga të ftuarit e nderit në natën e katërt të edicionit të 70-të të Sanremos, ka hyrë në skenë duke trembur të gjithë publikun e Ariston.

Reperi italo-tunizian e ka bërë publikun e sallës dhe atë që po e ndiqte në televizion të besojë që ai ra nga shkallët e teatrit.

Por ai që bie në fakt nuk është Ghali, por një tjetër performues me maskën dhe veshjen e këngëtarit.

Një gjetje të cilin reperi e kishte njoftuar edhe më parë në rrjetet sociale përpara se të performonte.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb