Kantautori Diodato, mori çmimin e parë në “Sanremo 2020” me këngën “Fai Rumore” (“Bëj zhurmë”).

Diodato, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision fitoi gjithashtu çmimin e Kritikës dhe çmimin ”Lucio Dalla”. Pas tij u rendit Francesco Gabbani dhe në vend të tretë Pinguini Tattici Nucleari.

Një vit më parë, Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.

Përgjatë mbrëmjes, spektakli u shoqërua me zhvillime të shumta. Amadeus nuk e humbi bastin në finalen e Sanremos dhe erdhi në skenë si Maria De Filippi.

Fiorello dhe Amadeus kishin vënë një bast: nëse shikueshmëria e festivalit do t’i kalonte 50%, atëherë në skenë do të imitohej Maria De Filippi dhe kështu ndodhi.

Kështu Amadeus vendosi paruken bionde dhe zbriti shkallët e teatrit Ariston për të imituar moderatoren e “C’è posta per te”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb