Polonia zyrtarizoi sot trajnerin e ri, Fernando Santos. Santos ka thënë fjalët e para si teknik i polakëve, duke premtuar se do bëjë të pamundurën për të dërguar skuadrën në majë.

“Dëshiroj të falënderoj Presidentin që më besoi mua dhe kolegët e mi. Është një nder i madh për mua, sepse po flasim për një vend të madh, me një histori dhe kulturë jashtëzakonisht të rëndësishme. Edhe futbolli polak ka një histori të madhe. E kam ndjekur prej vitesh këtë skuadër. Ndeshjet me Poloninë kanë qenë gjithmonë shumë të vështira.

Kombëtarja ka kaq shumë lojtarë cilësorë, është ndër më të mirat në botë. Është një nder për mua të vazhdoj karrierën time në një vend kaq të madh. Nga sot unë jam një polak, unë jam një nga ju” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: