Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka folur hapur për Cristiano Ronaldon. “Zakonisht ua njoftoj formacionet lojtarëve në stadium, para ndeshjes. Gjithmonë e kam bërë kështu, por këtë herë fola fillimisht me Ronaldon. Ai është kapiteni i ekipit, është dikush që ka dhënë kaq shumë për Portugalinë. Unë duhej ta kisha atë ballë për ballë.

Ndodhi një ditë para ndeshjes, pas drekës, në zyrën time. Nuk kisha folur kurrë vetëm për vetëm me Ronaldon më parë. I thashë: Cristiano, nuk do t’ju aktivizoj nga fillimi, por mendoj se do të jeni akoma shumë i rëndësishëm gjatë ndeshjes.

A ishte i kënaqur? Është e qartë se jo, ai ka luajtur gjithmonë në formacionin fillestar dhe kjo është normale. Gjithsesi, ishte një bisedë e qetë”.

Santos mohoi kërcënimet e Ronaldos për t’u larguar nga kombëtarja: “Ai nuk më tha kurrë, në asnjë moment, se donte të largohej nga kombëtarja. Është bërë modë të sulmosh Ronaldon. Megjithatë, ishte ai që e mbështeti kombëtaren më shumë nga stoli, brohoriste për të gjithë golat. Ju lutem lëreni Ronaldon të qetë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb