Guvernatori i shtetit të Sao Paulo-s, Joao Doria, njoftoi sot zgjatjen deri më 31 maj të kufizimit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Doria e mori këtë vendim pavarësisht presionit nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro për të rihapur ekonominë, i shqetësuar nga situata e rëndë në shtetin e tij.

Rajoni më i godituri nga koronavirusi në vend, Sao Paulo ka regjistruar 3 206 të vdekur, që përbëjnë gati një të tretën e vdekjeve në të gjithë Brazilin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb