SARANDË

Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve konfidenciale mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në hyrjen e jashtme të pallatit ku banonte në rrugën e pestë teksa po dilte për në punë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa trupi është dërguar në morg pë t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak. Nga policia nuk janë konstatuar shenja dhune.

Polici Sarande
Polici Sarande

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: