RINAS

120 shqiptarë nga Londra sapo janë riatdhesuar pas mbylljes së kufijve të Shqipërisë për shkak të koronavirusi.

Vetëm 7 minuta sapo kishin shkelur tokën shqiptare News24 kontaktoi me një prej stjuartdesëve të avionit ‘’Air Albania’’ Ervis Maja i cili u shpreh së është moment i jashtëzakonshëm në karrierën tonë.

Ai shprehet se ‘’Air Albania’’ në operacionin e riatdhesimit ka fluturuar në disa qytete të tjera si Frankfurt, Birmingham apo dhe Londra e fundit .

”Sapo kemi prekur tokën shqiptare 7 minuta më parë dhe po kryejnë procedurat. 120 shqiptarë kanë ardhur sot nga Londra me Air Albania.

Kemi udhëtuar drejt Frankfurtit, Birmingham, Londër. Fluturimi i ardhsëm nuk e di nuk jam i informuar. Gjej rastin të falenderoj autoritetet, ministrinë e Shëndetësisë dhe të Infrastrukturës. Unë nuk kam frikë abolutisht jo. Familja ime është e qetë. Zbatojmë rregullat përpikmërisht. Ky është një moment i rëndësishëm në karrierën tonë. Avioni gjithmonë dezinfektohet përpara se të hyjnë njerëz.

I them shqiptarëve të ndjekin me rigorozitet rregullat dhe të kemi mundësi që të mirëpresim sërish shqiptarët në bordin e ‘’Air Albania’’.”- tha Ervis Maja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb