VLORË

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur këtë mbrëmje, në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se kanë mbetur të plagosur shtetasit Nikollaq Çepaj, 36 vjeç, dhe Ronald Çepaj, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Sipas gazetarit Mehmeti, Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij. Ndërkohë, ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Nga të dhënat e para të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, në një lokal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb