Mëngjesin e kësaj të enjte, në zemër të Tiranës, pranë zonës së Piramidës, u vra me armë zjarri 66-vjeçari Behar Sofia. Gazetarja Klodiana Lala, tha në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, se Sofia konsiderohet si “1-shi” i trafikimit të heroinës dhe besohet se ka lidhje të forta me turkun Abduselam Turgut, të arrestuar disa vite më parë në Shqipëri. Gazetarja sqaroi më tej se Sofia sapo kishte fituar betejën me COVID-19 dhe në mëngjes ishte ulur në një lokal pranë banesës së tij për të konsumuar kafe. Po ashtu, ajo tha se 66-vjeçari ka një pasuri marramendëse.

Behar Sofia ka dalë nga banesa e tij, kishte disa ditë që kishte kaluar COVID-19, në momentin që ka dalë ka pirë kafen në një lokal, ka qëndruar 25 minuta, është ngritur dhe është larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit. Sipas policisë ai është qëlluar në afërsi të Lanës, dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar me armë selinciator. Policia është njoftuar për një person të gjakosur që kërkonte ndihmë, ai është qëlluar në këmbë dhe zonën e qafës. Ka pasur shumë pak dëshmitarë. Është shoqëruar në spital dhe ka ndërruar jetë pa mbërritur tek bluzat e bardha. Në momentet e para duke qenë se mbante disa emra nuk u kuptua qartë, por ku u bë i mundur identiteti, Policia e Shtetit e konsideron si 1-in e trafikimit të heroinës. Ai konsiderohej se ishte pjesë e grupit trafikant të udhëhequr nga Abdulselam Turgut. Ai është arrestuar vite më parë në Shqipëri. Më pas kemi pasur dhe disa arrestime. Ai nuk është ndaluar asnjëherë nga policia, ishte një person i tërhequr, por konsiderohej si një person që kishte shumë ushtarë pas tij. Ai ka markete të shumta, supermarkete, kopshte. Pasuria e tij është vendosur në shënjestër disa herë në shpërthime me tritol. AI ka pasur disa jashtë shtetit, pista kryesore një akt mafioz”, u shpreh Klodiana Lala

Gazetarja Lala foli për arrestimin e Sofias në Turqi në vitin 1997, ku u kap si pjesë të grupit të Abdulselam Turgut. Por shtoi se asokohe personat e arrestuar u liruan shumë shpejt.

“Të gjithë personat që u arrestuan asokohe në Turqi, përfshirë dhe Sofian qëndruan shumë pak, sasia e kapur atë kohë ishte vetëm 30 kg heroinë. Ai e nisi fillimisht si anëtarë i një grupi kriminal nga Turgut. Ky i fundit është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia shqiptare. Kohët e fundit behar sofia, po bashkëpunonte edhe e eksponentë që ndodhen brenda burgut. Policia kishte vetëm verifikime për të, por jo të dhëna të mjaftueshme për ta vendosur prapa hekurave. Ai dispononte një pasuri marramendëse. Duke qenë i suksesshëm në biznes dhe lidhjet politike, ka ushtruar ndikimin të jetë i lirë. E habitshme është që Behar Sofia lëvizte i lirë, është gjetur kjo formë për të dërguar një mesazh të fortë, por për kë është nuk e di. Vendi ku ndodhi vrasja njihet si një zonë elitare në Tiranë. Një zonë ku janë të gjitha institucionet qendrore. Kjo nuk është vetëm për hakmarrje, por edhe si një mesazh. Hetuesit besojnë se ai jeton në atë zonë, e cila është shumë e shtrenjtë, ai kishte adresën fiktive në zonën e Kombinatit. Lëvizte i pa shoqëruar. Duke qenë se bëhet fjalë për grupin më të rëndësishëm të grupit të heroinës. Familjarët thonë se ai kishte dalë nga pagesa për të takuar një mik. Thirrjet e fundit telefonike mund të jenë të mira për hetuesit. Por shpresa e tyre janë tek kamerat e sigurisë që përdoren për të menaxhuar trafikun. Tani do të hetohet se ka pasur persona që kanë vëzhguar lëvizjet e tij. Ta vrasësh në atë vend, grupi kriminal ka pasur informacion të detajuar. Në lokalin ku ka pirë kafe janë pyetur të gjithë, janë marrë pafund kamera sigurie që mund të nxjerrin detaje të reja. Në këtë kuptim po shihen të gjitha pistat. Policia beson se është ndjekur nga një automjet. Fakti që nuk ka pasur zhurmë, sepse policia fillimisht ka menduar se është rrëzuar nga një biçiklete, ose ka qenë i pirë, besohet se është qëlluar nga një armë me silenciator. Në momentet e para nuk dihej kush ishte, por ku u zbulua identiteti polica u orientua tek trafikimi i heroinës, ku duhet theksuar se ai është një ndër më të rëndësishmit. Atentati mund të vendosë në lëvizje policinë. Vetëm në hetimin e fundit në SPAK emri i Behar Sofisë rezulton në disa dosje hetimore. Megjithatë duhet theksuar se është tërhequr dosja e Beratit, kjo është bërë sa për procedurë, ku dyshohet se Sofia ishte përfshirë që në 97-ën. Duke qenë se hetimet janë komplekse, policia po orientohet në të gjitha pistat”, tha gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb