Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është shprehur se vendet perëndimore po kërkojnë të ndezin një konflikt nëpërmjet Ukrainës.

“Unë shoh që politikanët ukrainas fillojnë të kundërshtojnë kursin e përbashkët të perëndimit . Edhe ju e shihni çfarë i duhet perëndimit. Ata duhet të ndezin një konflikt”, ka thënë Lukashenko gjatë takimit me politikanin ukrainas Aleksandër Moros.

“Është mirë të luftosh me duart e të tjerëve, le të vdesin ukrainasit, rusët, bjellorusët pasi gjithçka është larg.”, ka shtuar ai.

Sipas Lukashenkos sapo sinjalet për luftë në Ukrainë qetësohen, vjen një “sinjal” nga Amerika dhe kjo situata fillon të ndizet.

“Sapo thirrjet për luftë në Ukrainë qetësohen në një moment, vjen një sinjal nga Amerika dhe kjo histeri fillon të ushqehet, domethënë duket qartë se kujt i duhet kjo luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb