TIRANE

2 muajt e fundit në izolim nuk kanë qenë aspak të lehtë për të gjithë. Kështu ka ndodhur edhe me Sonin, e cila i është dedikuar familjes dhe vajzës së vogël.

Në një intervistë për ‘Prive’ Soni ka treguar se tashmë është kthyer në mësuesen e vajzës, duke qenë se mësimi është pezulluar. Soni shtoi më tej se sapo të mbarojë karantina do të hedhë në treg projektet që kishte në plan t’i nxirrte më parë, që janë disi më ndryshe nga ato të mëparshmet pasi janë punuar me producent amerikan.

Në fund Soni zbuloi edhe një tjetër projekt që e ka patur në plan. Fjala është për një program televiziv ku Soni Malaj do të jetë moderatore. Mirëpo, për shkak të pandemisë, ky projekt është shtyer për më vonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: