TIRANE

Sara Hoxha vendosi që për ndjekësit e saj të realizojë një video-blog në YouTube, duke iu përgjigjur pyetjeve së disa prej ndjekësve të saj në Instagram.
Shumë prej pyetjeve përfshinin detaje nga jeta private, së cilave Sara nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

Një prej tyre kishte të bënte me shtatzëninë, pasi një prej fansave kishte pyetur nëse ajo dhe Ledri e kishin planifikuar shtatzëninë apo ndodhi spontanisht.
“Shtatzënia ishte e menduar.

E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”, është përgjigjur partnerja e reperit të njohur shqiptar.

Ndërkohë, një fans tjetër ka shprehur kureshtjen mbi atë se pse ajo nuk e ka akoma mbiemrin Vula. Kësaj pyetje Sara iu shmang me diplomaci.

“Edhe mund ta kem, në rregull edhe s’mund ta kem, por edhe mund ta kem”, është përgjigjur mes të qeshurave blogerja Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: