Moderatori Ledion Liço dhe Sara Hoxha bënë të ditur një nga lajmet më të gëzueshme të jetës së tyre, ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Në foton e publikuar nga Ledioni ata dukeshin duke shijuar pushimet që konsistojnë me muajt e parë të shtatzënisë së Sarës.

Pas postimit çifti ka marrë urime pa fund nga ndjekësit e rrjeteve sociale, nga personazhet publikë, por edhe familjarët. Mes gjithë këtyre urimeve, Sara ka shprehur në “Snapchatin” e saj falënderime për urimet e shumta dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet e shumta për djalin tonë të vogël. Zemra ime është e mbushur me gëzim”, ka shkruar ajo, duke bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: