Ikona e “Seksi dhe qyteti” kthehet në televizion pas 10 vitesh. Por kësaj radhe, Sarah Jessica Parker shkon më tej dhe nuk merret më me gjetjen e dashurisë. Seriali i ri titullohet “Divorci”.

Shfaqja ashtu si seritë kult, ku S.J.Parker është protagoniste në rolin e Carrie Bradshaw, xhirohet në Nju Jork. “Divorci” flet për një divorc “shumë por shumë të gjatë”. Protagoniste është Frances (Parker) një grua që fillon të riekzaminojë jetën e saj dhe martesën e saj. Ajo kupton që të rifillosh nga e para nuk është aq e lehtë sa mendonte.

Në rolin e bashkëshortit, Robert do të jetë Thomas Haden Church. Mes protagonistëve të tjerë janë Molly Shannon e Talia Balsam, mike të Frances. Seriali është krijuar nga aktorja, shkrimtarja dhe regjisorja irlandeze Sharon Horgan dhe sipas HBO është planifikuar të dalë në transmetim në mes të pranverës dhe verës të vitit të ardhshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb