SARANDË- Një operacion i policisë së Sarandës për kapjen e disa të dyshuarve ka ngjallur panik tek qytetarët. Mësohet se policia e qytetit jugor është vënë në ndjekje të një automjeti që nuk ju bind patrullës.

Pas disa minutave ndjekje, të dyshuarit kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, ndërkohë që policia ka bllokuar rrugët hyrëse e dalëse në qytet. Ndërkaq efektivët e policisë kanë arrestuar një person. Sipas raportimeve forca të shumta policie ndodhen në lagjen nr. 4.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: