SARANDË- E premtja e kësaj jave strartoi fillimin e festimeve në qytetin e Sarandës. Midhja “Mbretëresha e Liqenit” shënoi këtë maj vitin e katërt të festimeve. Që do të thotë se Festa e Midhjes ose e thënë me një emër domethënës “Mbretëresha e Liqenit” tashmë është kthyer në traditë për qytetin e turizmit.

Në epiqendër të gjithçkaje duke nisur nga banderolat në përmasa të mëdha, afishet nëpër mure apo stendat treguese të shpërndara gjithandej flisnin për atë, Festën e Midhjes, të kthyer tashmë në traditë për qytetin e turizmit. Gjithçka e planifikuar bukur dhe plot larmi veprimtarish. Ora 19.00 e së premtes shënoi çeljen e Festës së Midhjes.

Në event morën pjesë drejtori i USAID, zëvensdësambasadori amerikan në vendin tonë, konsulli italian në Gjirokastër etj. Sivjet është edhe më i bukur panairi i Midhjes, u shpreh njëra prej punonjëseve të shkollës së Hoteleri Turizëm. Ky është një event i shënuar për Sarandën, ka thënë kryebashkiaku Stefan Çipa. “Është edicioni i katërt i kësaj feste, ka thënë Çipa ndërkohë që ka falënderuar edhe miqtë e ftuar në Festë, veçanërisht Drejtorin e USAID për kontributin në këtë event dhe në atë të vajit të ullirit.”, pohoi ai.

Nga ana tjetër, Çipa theksoi se do vijojë puna për këtë sektor. “Drejtori i USAID tha se, në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë edhe me turizmin edhe me agrokulturën. “Kjo festë sjell bashkë turizmin dhe agrokulturën. Besoj se kjo për Shqipërinë është përparësi dhe më e mira për këtë vend.”, -tha Stefan Çipa. Ndërkohë gjatë fjalës së tij, zëvendsëambasadori amerikan Henry Jardine tha se “Jam për herë të parë në këtë festë. Është shumë bukur”.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: