SARANDE- Policia e Sarandës ka arrestuar një 17-vjeçar nga Vlora me iniciale GJ. H.

Ky shtetas, pasi ka vjedhur automjetin tip “Hyndai-xhip” në pronësi të shtetasit: SH. R., është larguar nga Saranda në drejtim të Vlorës. Menjëherë forcat e policisë i janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij 30 km larg Sarandës, në aksin rrugor Sarandë-Himarë.

Gjatë hetimeve paraprake rezulton se një ditë më parë, më datë 31.05.2015, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Toyota” në pronësi të shtetasit: TH. K. dhe e ka lënë atë të braktisur në afërsi të Portit të Marinës, ku ka marrë me vete disa sende nga makina dhe është larguar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: