SARANDË- Babë e bijë kanë humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 18:30 në aksin Sarandë-Gjirokastër. Dy automjete, një autobus me nxënës dhe një autoveturë janë përplasur në afërsi të zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend drejtuesi i autoveturës, K.Braçi, 59 vjeç, banues në Tepelenë ndërsa është plagosur rëndë vajza e tij S. Braçi, 21 vjeç, e cila ka ndërruar jetë spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Blutë e Sarandës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë kryer të gjitha veprimet hetimore. Ndërkohë që përreth një orë është bllokuar edhe trafiku, duke krijuar radhë të gjatë me automjete, derisa dy makinat e përfshira në aksident janë larguar nga rruga.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË QARKUT VLORË

Vlorë, aksident rrugor në aksin Sarande-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Syri i kaltër” Delvinë. Automjeti tip Autobus i mbushur me nxënës, me targe DV3188A, me drejtues shtetasin:

  1. R.Tefiku, banues në Devoll, është përplasur me mjetin “Volswagen” me targe TP2627B me drejtues, shtetasin:
  2. K.Braçi, vjeç 59, banues në Tepelenë, i cili ka pësuar vdekje të menjëhershme.

Gjithashtu vajza e tij shtetasja: S. Braçi, vjeç 21, është transportuar për në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: