SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar 36.5 kg drogë dhe ka vënë në pranga shoferin e një kamioni. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar Adem Alushi, 59 vjeç, banues në Sarandë. Mësohet se shërbimet e Policisë të Pikës Kufitare “Qafë Bot” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e 59-vjeçarit, tip “Benz-Mercedez”, me targë AA663FR, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë totale prej 36.5 kg “Cannabis”. Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur brenda në depozitën e karburantit (serbator) në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e lëndës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb